Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të aktores përmes rrjeteve sociale.

Pusho në paqe artiste!
Një jetë qeshëm me humorin tënd!
Sot po qajmë!
”, shkroi për vdekjen e aktores gazetarja, Radije Hoxha.

E ndjera ishte e njohur për rolin e saj si ‘Nusja e Gostivarit’, me të cilin ka marrë pjesë në shumë skeqe kosovare.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Vdes aktorja Drita Duraku, e njohur për rolin e saj si ‘Nusja e Gostivarit’ / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version