Pas eleminimit të bujshëm nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Jozefin Marku ka thyer heshtjen me një reagim të gjatë në rrjete sociale.
Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka dhënë versionin e tij për incidentin që çoi në përjashtimin nga formati.
“Kam heshtur edhe kur më kanë lënduar rëndë. Por edhe heshtja ka një kufi,” shkruan Jozefi, duke nënkuptuar se situata e krijuar brenda shtëpisë ka qenë përtej durimit të tij.
Ai tha se është ndjerë i provokuar në disa raste, por ka zgjedhur të mos luajë rolin e viktimës.
“U provokova, por nuk do bëhem viktimë”, reagon Jozi pas shuplakës ndaj Gjestit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.