Ditën e djeshme produksioni i Big Brother VIP Albania, përmes një zarfi të zi të futur në shtëpi, ka njoftuar përjashtimin nga loja të banores Egla Ceno, shkruan Reporteri.net.

E gjithë kjo si vazhdimësi e provokimeve mes saj dhe dy banorëve tjerë, Ilnisë dhe Meritoni.

Por, ditën e sotme, faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania në Instagram, kanë publikuar një pjesë të promos së spektaklit të së martës (nesër), ku shfaqin Eglën në një dhomë larg banorëve tjerë.

Madje shihet edhe Egla teksa ka shkruar “Mam jam ok”, derisa vetë produksioni nuk ka dhënë ndonjë shpegim për këtë.

Të shumta kanë qenë komentet e njerëve në postimin e bërë të cilët i janë gëzuar lajmit, me shpresën se Egla do të kthehet, derisa të tjerë kanë aluduar që e gjithë kjo ka qenë lojë për 1 prillin./Reporteri.net/

U përjashtua dje, publikohet video e re, Egla Ceno e mbyllur në një ambient të veçantë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version