Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. 

Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.

Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve.

Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram, teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen.

Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që përreth shihet çifti i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku.

Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre.

 

 

U përfol për një krisje në marrëdhënien me Marina Vjollcën, Getoar Selimi u jep përgjigje ndjekësve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version