
Përmes një videoje nga disa vende të ndryshme të Kosovës, e para e shtetit, Vjosa Osmani sot uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
E postimin e presidentes Osmani e ka shpërndarë edhe këngëtarja Tayna.
Madje në shkrimin e vendosur në postimin e shpërndarë të Osmanit, Tayna ka uruar të gjithë për 17 shkurtin.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Sot ne festojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë të bukur. Le të vazhdojnë meloditë e lirisë dhe unitetit të na frymëzojnë të gjithëve. Për një të ardhme të ndritur dhe një komb që do të këndojë gjithmonë me krenari. Gëzuar”, ka shkruar Tayna në Instagram.
Tyna shpërndan postimin e Vjosa Osmanit për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.