Trupi i pajetë i Liam Paynes iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, për t’u dërguar me aeroplan në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo u konfirmua nga prokurori publik përgjegjës për rastin e tij, shkruan BBC.

Këngëtari vdiq tri javë më parë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Sipas autopsisë 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.

Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë për t’u kryer testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike. Derisa vetëm tani trupi i pajetë iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andres Madrea për BBC-në.

Payne ishte njëri nga emrat më të njohur në pop, pas famës që mori me grupin e njohur One Direction.

Tri javë pas tragjedisë, trupi i Liam i dorëzohet familjes së tij për t’u dërguar në Britani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version