“Ministria e Kënaqësisë” edhe këtë vit, në hotelin Otrant, organizon edicionin e 15’të të “Bamboo Mayfestit”, i njohur edhe si “Festivali i Kënaqësisë”, nga data 25 deri 28.
“Mayfesti” çdo vit ka pasur rritje me numrin e pjesëmarrësve, që nga edicioni i parë në vitin 2009, kështu që edhe kësaj here pritet të marrin pjesë numër i madh i festivalistëve.
Organizimi i këtij viti është duke u bërë deri në detajin e fundit, duke u karakterizuar kësaj radhe me program të shumëllojshëm të muzikës dhe shumë aktivitete tjera.
Këtë pranverë ne “Bamboo Mayfest” do të përformojnë emra ndërkombëtarë të njohur të muzikës elektro, afro dhe latino house siç janë: KITTY AMOR, PEPE CITARELLA, KHENYA, DANGEL TËINS, OTTMANN
Nuk do të mungojnë asnjëherë më të mirët tanë, DJ-të vendorë siç janë: PM & DAGZ, SECRET 47, JAJKI, ËISE, ISNE ….
Përveq këtyre nuk do të mungojë as Bamboo Band që do të shfaq komponimet me DJ dhe vokale e instrumentale nga DENIKI, FATONI dhe XHANERI dhe si zakonisht nikoqiri Ministri HENCI. Çmimet për akomodim në Otrant kanë qenë të njëjta me vitin e kaluar, por nuk ka më vende të lira.
Për festivalista të vendosur jashtë Otrantit, çmimi i hyrjes për 3 ditë të “Mayfestit” është 50 euro për meshkuj e 30 euro për femra.
Për më shumë:
https://www.facebook.com/bamboomayfest
https://www.instagram.com/bamboomayfest/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2hVYkvctOy4-erjTEOnrdwl_cnyigh-kRKaW94A5MaUSAOWIURXh0ZDxc_aem_AfM3SIErijkAxjBZVHZVP1qaVNF_pj17Nzu9nHiI8L20nzLPIzBzD5pw_eiFSlEeHGvlBVBWQBBDBo6ReWQDe8rt
Tradita vazhdon – 15 vite “Bamboo Mayfest” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.