Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë pas prime në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shkruan Reporteri.net.

Derisa po dilte tek banorët në oborr, Meritoni e provokon Eglën duke i thënë nëse dëshironte verë, duke qenë se disa herë e ka quajtur të alkoolizuar, dhe kjo e fundit ia merr gotën dhe ia hedh në fytyrë.

Kjo ka nervozuar të dashurën e Meritonit, Ilnisën e cila ka ofenduar rëndë Eglën.

Pjesë nga debati:

Meritoni: “Ti je vajzë e poshtër, je e vetmuar ke një zemër të keqe”.

Ilnisa: “O pise femer. O grua që nuk e meriton të jetë grua. Do të të kapin për zhelesh. O debile. O fundërrinë e di mirë ti se sa vlen, e di e gjithë Tirana”.

“Ti je e poshtër”, Egla i hedh uiski në fytyrë Meritonit, ashpërsohet debati mes banorëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version