Këngëtarja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna ka thyer rekord me këngën e re “Thana”.
Për vetëm një ditë kjo këngë ka arritur mbi 1.2 milion shikime në Youtube, shkruan Reporteri.net.
Teksti i këngës është shkruar nga vet artistja, ndërsa biti u bë nga BlackEagle Beats.
Tayna u shpreh për këtë projekt se:
“‘Thana’ nuk është thjesht një këngë për mua — është një udhëtim drejt rrënjëve tona më të lashta. Çdo skenë e xhiruar në Shqipëri është një rikthim tek natyra e egër, tek forca femërore dhe tek magjia që kemi trashëguar nga ilirët. Shqipëria, me malet, lumenjtë dhe natyrën e saj të paprekur, mishëron shpirtin e Thanës. Me këtë projekt, dua t’i jap zë një fuqie të lashtë që ende pulson në gjakun tonë.”
Para disa ditësh, artistja ka ndarë me ndjekësit edhe arsyen pse zgjodhi titullin “Thana” dhe frymëzimin pas këngës.
Kush është Thana?
• Thana ishte Perëndeshë Ilire e Natyrës: Ajo adhurohej nga ilirët e lashtë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, në territoret që sot njihen si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe më gjerë.
• Mbrojtëse e Natyrës dhe Maleve: Thana sundonte natyrën e egër — malet, pyjet dhe lumenjtë — dhe konsiderohej rojtare e botës së paprekur dhe të shenjtë.
• E lidhur me Hënën: Ajo mishëronte ciklet e natyrës, feminitetin dhe mistikën e natës.
• Fuqí e Pafund Femërore: Thana përfaqësonte pavarësinë, sensualitetin dhe forcën e papërpunuar natyrore, duke qenë një figurë hyjnore përpara vendosjes së sistemeve patriarkale
“Thana” e Taynës për vetëm 1 ditë arrin mbi 1.2 milion shikime në Youtube / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.