Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar në Policinë e Kosovës për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Neziri.
Siç raporton Sinjali, këngëtarja kosovare ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.
Krahas bashkëshortit, brenda 48 orëshit, Teuta Selimi denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimi.
Kjo dyshohet se ndodhi vëllai i saj e ka sulmuar këngëtaren fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë, pra bashkëshortin Patrik Neziri.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, njëri e rrahu në mëngjes e tjetri në mbrëmje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.