Aktorja Teuta Krasniqi ditën e sotme ka folur për jetën e saj private, saktësisht bashkëshortin e saj, Adonisin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo tha se Adonisi e ka ditur se në çfarë ujëra po hynë, dhe më ka njohur mua si nënë.
Poashtu, aktorja kosovare shtoi se shpesh mendojmë me mentalitetin e shumë viteve më parë, e që sipas saj një gjë e tillë po shkakton probleme në familje.
“Sot është tjetër realitet e shyqyr që është. Ai mentaliteti i vjetër, kaniher po ka ndesh me realitetin e ditëve të sotme e që po bjen në pah secilën herë, e këtu po lindin ato problemet, se shumë shpesh po dijmë me mendu me çipat e katragjyshave që i kemi diku mbrapa të instaluar, dhe ajo spo përkon me realitetin, dhe ajo po shkakton probleme në familje, në përgjithësi. Kjo është përparësia ime me Adonisin, kam qenë e formume, ka qenë i përgatitur”, tha aktorja Teuta Krasniqi.
“Kur e kam takuar Adonisin kam qenë e formuar, ka qenë i përgatitur se në çfarë ujëra po hynë. Takimi me të ka qenë një ringjallje emocionale. Kur kthehna në kohë, kur të je me një moment çfare kam qenë unë atë kohë, mundesh me mendu edhe mi hyp raketës edhe me shku në hanë, por veç mu martu edhe një herë nuk mendon. Unë shpesh them se energjia është ajo. Te ADonisi kam parë një shoqëri, e kam ndjerë një besim, me fol lirshëm, pa cenzurë e mos mu keqkuptu. Ai është rritur jasht, ka mentalitet ndryshe, ka familje shumë mendje-hapur. E bukura e martesës është që njëherë me qenë shokë”, tha Krasniqi në Klan Kosova./Reporteri.net/
Teuta Krasniqi flet për jetën e saj private: Takimi me Adonisin ka qenë ringjallje emocione / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.