Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi.

Ai është liruar pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, me ç’rast kjo masë është cilësuar nga gjykata me vlerë 20 mijë euro, ku personi i pandehur i ka deponuar paratë si lloj garancie se do të jetë prezent në procedurat penale sa herë që organet e ndjekjes ta ftojnë”, tha Nikiçi për Reporteri.net.

Reperi stresi u vetëdorëzua dje në Policinë e Kosovës, pasi ishte në kërkim për më shumë se dy muaj.

Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Stresi u lirua nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version