Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi në rrjetin e tij social, në Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.
Stresi tallet pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës: A i keni marrë parashutat, jeni bërë shumë qesharakë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.