Joz Marku pas spektaklit në momentin kur po darkonin e ofendoi rëndë banorin nga Kosova, Gjestin.

Ai e quajti ‘kopil sh****’, deklaratë kjo që mori edhe shumë reagime jashtë Big Brother.

Për këtë u bë një reagim edhe nga aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila u shpreh ashpër me një postim në rrjete sociale.

Ajo thotë fjalë të mëdha për Gjestin, si një shouman i lindur dhe i bën thirrje Big Brother që të marrë masa.

“Gjest, ti nuk je kopil sh****, ti je një shouman i lindur. Faleminderit që na bën me qesh e na disponon me sharmin tënd”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Big Brother VIP Albania nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës”.

Skandali i Jozit me Gjestin, vjen reagimi i Yllka Gashit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version