Kur veçse tashmë është lëshuar urdhërarrest për Noizyn lidhur me rrahjen e Medi Isenit në një klub nate në Pejë, reperi shqiptar ka reaguar sërish duke thënë se denoncimi ndaj tij është i padrejtë, e që siç thotë ai nuk ka “gisht fare” në këtë rast, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka thënë se nuk ndodhet në arrati, por vetëm se po ndjek rrugët ligjore.

Reagimi i plotë:

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja.

Edhe njëherë, ndjese. Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Rigelsi

“S’jam në arrati, s’kam gisht në këtë ngarje”, vjen reagimi i Noizyt pasi po kërkohet nga Policia e Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version