
Aktori Simon Tanushi, shok i Mentor Palokajt raportimet e mediave të caktuara se vëllai i Unikatilit vdiq nga mbidoza i ka quajtur spekulime, shkruan Reporteri.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë apel që të priten rezultatet e mjekësisë ligjore.
“Lajmet që po qarkullojnë nëpër portale, me tituj ‘bombastik’ se gjoja ka vdek nga mbidoza, janë lajme të pakonfirmume, nuk qëndrojnë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mentori asht kane djali ma i miri i Prishtines!
E ka dasht krejt Prishtina, sepse asht kane shok per secilin edhe djal i zoti!
Nuk kam njoft njeri qe ka shoqni ma shume.
Ka punu fort!
Mbi te gjitha asht kane djal sportist. Prandaj lajmet qe po qarkullojne neper portale, me tituj “bombastik” se gjaja ka vdeke nga mbi doza… lajme te pa konfirmume, nuk qendrojne!
Une me disa shok te Mentorit ishim te banesa e Mentorit… Secili mekanizem shtetror, tu fillu nga emergjenca, policia, njesiti hetimor, prokurori dhe mjeksia ligjore po e bajn punen e vet.
Une e kuptoj qe interesimi i mediave dhe qytetarve asht shume i madh per ta kuptu te verteten, por nuk eshte etike te spekulohet per nji fatkeqsi.
Pritni rezultatet e mjeksise ligjore, pastaj shkruni.
Ngushllime familjes Palokaj!
Ngushllime vellaut Viktorit !
Mentori pushofte ne Paqe !
Simon Tanushi, shok i Mentor Palokajt, thotë se raportimet se vëllai i Unikkatilit vdiq nga mbidioza janë spekulime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.