Teksa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zhvilloi një lidhje live me një emision në CBS News Chicago, situata mori një rrjedhë aspak të zakonshme. Kjo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën shqipe.
jo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën tonë amëtare.
“Përshëndetje, motra ime shqiptare”, iu drejtua ajo Duas.
Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.
Dua Lipa: Përshëndetje.
Gazetarja: Si shkon.
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS Neës në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Dua Lipa: Tingëllon bukur.
“Si je motër, jam krenare për ty”, gazetarja shqiptaro-amerikane i flet shqip Dua Lipës – ia përmend Rita Orën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.