
Joz Marku me t’u eleminuar mbrëmë nga gara, para se të përshëndetej me banorët, goditi me shuplakë Gjestin.
Banori i prangosur, u shoqëruar nga forcat policore për në stacion.
Por, nga 56.5 mijë ndjekës sa kishte mbrëmë, ai është rritur për më shumë se një mijë.
Jozi aktualisht po numëron 57.7 mijë ndjekës në Instagram.
Ndërsa sot u bë e ditur se policia ka liruar Jozefin Markun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, njoftoi policia shqiptare.
/Reporteri.net/
Shuplaka ndaj Gjestit, Jozit i ndodh e papritura në Instagram: I rritet numri i ndjekësve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.