Dizajneri i modës, Roberto Cavalli, i njohur për veshjet nga lëkura dhe tekstili, ka vdekur të premten në moshën 83-vjeçare, raporton BBC.
Shtëpia e modës që mban emrin e tij, ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e tij, por nuk ka konfirmuar detaje të tjera, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, ka raportuar se ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Firencë pas një sëmundjeje të gjatë.
Ai nisi kompaninë në vitet ’70. Veshjet e tij janë përdorur nga legjendat si Brigitte Bardot, Sophia Loren, Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez.
Drejtori i kompanisë së tij, Fausto Puglisi, ka thënë se dizajneri do të vazhdojë të mbetet si “themel i frymëzimit për të tjerët”.
Shuhet dizajneri italian Roberto Cavalli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.