Shtëpia e Bardhë ka goditur këngëtaren Selena Gomez me një video si kundërpërgjigje për një postim të këngëtares, postim që u fshi më pas e ku Selena shihet duke qarë për dëbimin e emigrantëve pa dokumente.

Në videon e postuar nga Shtëpia e Bardhë janë disa nëna të viktimave nga të huajt ilegal.

“Ju nuk qani për vajzat tona”, u tha aty.

Në video u përfshinë edhe disa pjesë të videos së Gomez, së bashku me intervistat e tri grave, fëmijët e të cilave dyshohet se u vranë nga njerëz pa dokumente.

Shtëpia e Bardhë godet Selena Gomez për videon ku qan për dëbimin e migrantëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version