Pas denoncimit të blogeres Klea Prenga, e cila akuzoi publikisht në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe të motrën se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant, janë deklaruar nga Policia e Tiranës.
Kjo e fundit ka shpallur në kërkim dy motrat, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë të mëdha. Ka qenë e reja që ka postuar edhe fotot pas sulmit, ku shfaqet e mbuluar në gjak ndërsa ka një çarje të madhe në njërën prej faqeve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
Klea Prenga akuzoi dje në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.
Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.
View this post on Instagram
A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)
E reja ka pësuar plagë dhe të çara në fytyrë, ndërsa ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.
Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.
Shpallet në kërkim ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe motra e saj, dyshohen për rrahjen brutale të blogeres në Tiranë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.