Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve Donad Trump ka nisur programin e tij të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm ashtu siç premtoi edhe gjatë inaugurimit të tij.

Kjo ka prekur thellësisht artisten Selena Gomez me origjinë meksiko-amerikane.

Aktorja dhe këngëtarja 32 vjeçare shpërndau një video në rrejtet e saj sociale në të cilën, duke folur për dhimbjen e saj për politikat e dëbimit të Presidentit Trump, për familjet e ndara meksikane dhe për fëmijët e përfshirë, ajo nuk ishte në gjendje të mbante lotët : “Të gjithë njerëzit e mi janë sulmuar, fëmijët, nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Unë do të përpiqem të bëj gjithçka, ju premtoj.”

Kjo video u fshi nga artistja pak orë më vonë, por gjithsesi ajo tashmë e kishte bërë xhiron e rrjetit.

Selena Gomez në lot për emigrantët e dëbuar nga SHBA: Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, do të doja të bëja diçka / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version