Në rrahjen e Medi Isenit që dyshohet të jetë nga Noizy dhe grupi i tij, dyshime ka edhe për një artist tjetër të përfshirë.
Ka dyshime se sherri mund të ketë qenë një kurth i organizuar nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient.
Në reagimin e tij të fundit, Stresi ka njoftuar në profilin e tij në Instagram se Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhër arrest ndaj tij për lidhje me këtë incident.
Për këtë arsye, ai është detyruar të anulojë koncertin e planifikuar në Vushtrri.
Rrahja në Pejë, Policia e Kosovës lëshon urdhërarrest ndaj Stresit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.