Këngëtarja Ronela Hajati, ka trazuar rrjetin ditën e sotme.

Ajo ka thënë se njeh disa shqiptar që janë sinonim i P.Diddyt.

‘’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela ne Instatory.

Combs u arrestua javën e kaluar dhe aktualisht është në mbajtje pasi përballet me akuza për mashtrim dhe trafikim seksual.

Ai vazhdon t’i mohojë akuzat në të gjitha 11 paditë e tjera.

Në padinë e fundit, një grua identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka përshkruar abuzimin fizik dhe seksual të vazhdueshëm përgjatë katër vitesh, duke nisur nga 2020-a.

Ajo pretendon se Combs e ka droguar e më pas ka kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj.

Aktet seksuale janë incizuar nga Combs pa lejen e gruas dhe ajo është vënë nën presion nga ai për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, thuhet në padi.

Ronela Hajati bën deklaratën e fortë: Kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P Diddy / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version