Në Shtëpinë më të famshme të Big Brother VIP3, menjëherë pas spektaklit të së shtunës, lëvizjet e banorëve kanë konfirmuar deri diku disa çifte.

Krahas Sarës dhe Bardhit apo Ilnisës dhe Meritonit, Romeo dhe Heidi është një nga ata. Banori u shpreh në spektaklin e mbrëmshëm se Heidi i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të. I pyetur se si i priti familja e Heidit të tilla deklarata, daja i Hedit tha në “Fan Club” se ‘si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë’.

Nga ana tjetër, Ronaldo Sharka ja ka pritur me batutë se: “Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.”

Daja i Heidit: Babai i Heidit do të donte që… si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha.

Ronaldo: Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.

Sonila: Ronaldon e njoh herët dhe kam një vrejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një realitishow dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë./Top Channel

 

Romeo shfaqi interes për Heidin, daja i saj tregon se çfarë mendon babai / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version