
Romeo Veshaj është një na banorët e Big Brother VIP Albania 3, i cili ka habitur me disa deklarata të tij.
Gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë ai ka folur për bindjen e tij fetare.
“Ndihem shumë i lehtësuar dhe emocionohem shumë kur falem”, ka thënë Romeo.
Ai ka shtuar se kjo është hera e parë e tij që ka filluar të falet, dhe ka pohuar se këtë do ta vazhdoj edhe jashtë shtëpisë.
Romeo fillon të falet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, thotë se do të vazhdojë edhe jashtë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.