Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kujtuar sot 12 vjetorin e albumit të saj të parë debutues, “ORA”, përmes një videoje shumë të veçantë të publikuar në Instagram. Në këtë video, shihen momente nga performimet e saj të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nën ritmet e këngës “Shine Ya Light” – një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën.
“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?” shkroi Rita në mbishkrimin e videos.
Albumi “ORA” mbetet një moment kyç në karrierën e Ritës, pasi i dha një shtytje të madhe në tregun ndërkombëtar. Tri nga këngët e këtij albumi, “How We Do (Party)”, “RIP”, dhe “Hot Right Now”, arritën majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e vendosur Ritën në hartën e muzikës botërore.
View this post on Instagram
A post shared by RITA ORA (@ritaora)
Rita Ora ka treguar gjithmonë një përkushtim të veçantë për vendlindjen e saj dhe për adhuruesit e saj që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës. Videoja e publikuar sot është një dëshmi e këtij përkushtimi dhe një ndarje e momenteve të veçanta nga fillimi i rrugëtimit të saj artistik.
Kujtimi i 12 vjetorit të albumit “ORA” është një rikujtim sa i rëndësishëm ka qenë ky album për karrierën e Ritës dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë viteve. Me këtë rast, fansat janë ftuar të ndajnë këngën e tyre të preferuar nga albumi, duke u angazhuar në një dialog emocional dhe nostalgjik me këngëtaren.
Përveç albumit “ORA”, Rita ka edhe dy albume të tjera të debutuara në treg, “Phoenix” në vitin 2019 dhe “You and I” në vitin 2023, si dhe një EP (mini-album) të titulluar “Bang” në vitin 2021. /Telegrafi/
Rita Ora kujton 12 vjetorin e albumit të saj të parë “ORA” me këngën që ia kushtoi Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.