Rihanna dha koncertin e saj të parë të plotë në gati një dekadë në një festë private për familjen e njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani.

“Shfaqja ishte më e mira”, u tha ajo fansave pas performancës së 1 marsit. “Unë kam pasur një koncert të vërtetë pas tetë vitesh.” Rihanna, e veshur me një fustan jeshil dhe gjerdan të përpunuar, performoi hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë “Bitch Better Have My Money”, “Diamonds” dhe “All of the Lights”, në një skenë të madhe së bashku me një trupë kërcimtarësh në Gujarat, Indi. Ngjarja triditore luksoze, kishte të ftuar të shquar duke përfshirë Mark Zuckerberg, Bill Gates, Hillary Clinton dhe të famshëm të mëdhenj të Bollywood-it, sipas Reuters.

Ambani po feston dasmën e djalit të tij më të vogël Anand dhe biznesmenes Radhika Merchant, vajza e drejtorit ekzekutiv të farmacisë dhe miliarderit Viren Merchant. Ceremonitë zyrtare të martesës së çiftit do të zhvillohen në verë.

“Për nder të Anantit dhe Radhikës, faleminderit që më keni sjellë këtu ”, tha Rihanna përpara se të vazhdonte, “Zoti e bekoftë bashkimin tuaj. Unë ju uroj më të mirë. Urime!”

Sipas India Today, këngëtares R&B iu ofrua një tarifë prej 9 milionë dollarësh për të kënduar.

Rihanna magjeps miliarderët indianë, zbuloni shifrën marramendëse që mori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version