Aktori dhe regjisori, i njohur për disa filma të famshëm në industrinë e “Hollywood”, Louis Mandylor ndodhet në Kosovë.

Pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Death March” në Filipine, në të cilin pati edhe rol, regjisori hollivudian në Kosovë ka nisur xhirimet për filmin “Boxing Kid”.

Realizimi i këtij filmi po bëhet në bashkëpunim me produksionin amerikano-shqiptar “Krass Production”, të cilët kanë bërë mbledhjen e disa yjeve për projektin “Boxing Kid”.

Pamje nga xhirimet e filmit “BOXIG KID”

“Boxing Kid” për të cilin tashmë veçse kanë nisur xhirimet në gjithë territorin e Kosovës, ka producent ekskluziv Fitim Krasniqin.

Krahas shumë yjeve, pjesë e “Boxing Kid” do të jenë edhe Peter Shinkoda, Maria Elena Infantino, Costas Mandylor
e Mark Rossini, ky i fundit, ish-federal agjent i FBI-së.

Mark Rossini, ish agjent i FBI-së

Regjisori amerikan, Louis Mandylor vjen sërish në Kosovë, nisin xhirimet për filmin e ri “Boxing Kid” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version