Reperi i njohur Noizy ka thyer heshtjen lidhur me dhunën brutale ndaj personazhit të TikTokut Medi Iseni. Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth.
Me një postim në Intagram, Noizy thotë se atë natë nuk ka prekur asnjë person me dorë dhe se personat të cilët dhunuan Isenin nuk i njeh. Reperi thotë gjithashtu se u shtang nga ngjarja e cila sipas tij ndodhi shumë shpejt.
Noizy rrëfen se sapo nisi konflikti, sigurimi nuk e ka lënë të qëndrojë në klub, por e ka shoqëruar drejt makinës ku edhe janë larguar nga vendngjarja.
“Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qen aty në atë moment.” shkroi reperi.
Noizy gjithashtu thotë se nëse do të kishte mundësi të kthehej pas në momentin e konfliktit, nuk do të lejonte dhunën të ndodhte.
“Nëse do mu jepte mundësia me kthy prap atë moment sdo e lejoja asnjë me e prek por do ti thoja turp të vijë se je 40 vjeç bab me fëmij. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, kto janë pasojat kur goja stë ndalet për audiencë në tiktok.” përfundon reperi.
View this post on InstagramA post shared by NOIZY OTR (@noizy)
Rasti i Medi Isenit, vjen reagimi i Noizyt: Këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.