Njëra ikonë e tjetri zë unik, kur një dyshe e tillë bëhen bashkë suksesi është i pashmangshëm.

Bëhet fjalë për Adelina Ismailin dhe Mentor Hazirin, dyshen fantastike të skenës shqiptare që për herë të parë sollën një këngë së bashku, e cila është e veçantë që nga titulli.

“Lulëkuqe” është më shumë se një këngë, është një udhëtim i sinqertë, shprehje e fortë ndjenjash dhe reflektim lumturie.

Me një tekst fantastik ku janë shkrirë shumë emocione, kënga vjen te publiku përmes tingujve të vërtetë nga një orkestër e madhe dhe zëri i dy artistëve.

“Lulëkuqe” erdhi e realizuar me një videoklip ku Adelina merr tërë vëmendjen me paraqitjen e saj fantastike dhe pushtuese si gjithmonë.

Publikohet “Lulëkuqe”, projekti unik që bashkoi Adelina Ismailin dhe Mentor Hazirin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version