
Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vjet burgim për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vjet burgim.
Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Tiranës kërkon tre vjet shërbim prove për Antonela Berishën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.