James Middleton, vëllai i Princeshës së Uellsit Kate Middleton, e cila këtë të premte njoftoi se po kurohet nga kanceri, ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të përbashkët nga fëmijëria me mesazhin se “së bashku do ta kalojmë këtë”.

Pasi ajo njoftoi se kishte kancer, vëllai i 42-vjeçares Kate Middleton, James, bëri një postim emocionues në Instagram.

“Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi ‘ngjitur shumë male’ së bashku”. Si familje do ta kalojmë edhe këtë së bashku”, shkroi James krahas një foto të tyre së bashku nga fëmijëria.

Princesha Kate Middleton u diagnostifikua me kancer, vëllai i saj publikon foton nga fëmijëria dhe jep mesazhin prekës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version