Shtëpia e famshme italiane e modës ‘Prada’ po shqyrton mundësinë të blejë konkurenten tjetër luksoze në këtë fushë, ‘Versacen’. Mediat italiane shkruajnë se përfaqësuesit e ‘Pradas’ kanë marrë kontakte prej disa kohësh me kompaninë me qendër në Nju Jork, Kapri Holldings.

Vendimi pritet të bëhet i ditur të enjten, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë që ka në pronësi Versacen do të shkojnë në Milano, javën që vjen.

Tarifat e reja për importin të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, siç kanë shkaktuar probleme me gjithë ekonominë botërore, kanë vështirësuar edhe këtë vendimmarrje.

Versace, u ble nga kompania Capri Holdings për 1.8 miliardë Euro në 2018, por kohët e fundit është përballur me humbje.

Pas largimit të Donatella Versace vendin e saj e mori Dario Vitale i cili ka qenë drejtor dizajni dhe imazhi te Miu Miu.

Prada do të vendosë brenda kësaj jave nëse do ta blejë apo jo Versacen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version