Një debat i rëndë është zhvilluar mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Meritonit dhe Rikes, menjëherë pas prime, shkruan Reporteri.net.
Ofendimet ndaj njëri-tjetrit nuk kanë pushuar, ku dyshja kanë shkuar deri aty sa i kanë përmendur edhe familjarët njëri-tjetrit.
Roza madje ia përmendi dhe djalin Meritonit, e të kaluarën e tij.
Roza i tha Meritonit se ai është tipik mashkulli që lë vajzat shtatzënë dhe largohet derisa banori i thotë që duhet të ketë turp për çfarë po flet.
Roza: Ai djali yt e ka babanë gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde?
Meriton: Duhet të të vijë turp.
Roza: Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim?
Meriton: Nuk kam pse të të jap përgjigje.
Roza Lati: Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni.
Meriton: Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje?
Roza: S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat.
Plas keq sherri mes Rozës dhe Meritonit në Big Brother VIP Albania: Gorillë, lë femrat shtatzënë dhe ikën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.