25 shtete kanë performuar në Malmö, me favoritë për fitore përfshirë Kroacinë, Zvicrën, Izraelin dhe Ukrainën.
Juritë kombëtare votuan mbrëmë dhe rezultatet e tyre do të shpallen së shpejti, me publikun që ka momentet e fundit për të thënë fjalën e tij në 37 vendet që marrin pjesë në Eurovizion dhe në një votim të veçantë rreth botës.
Për herë të parë ndonjëherë një vend u skualifikua nga konkurrimi pasi këngëtari dhe reperi holandez Joost Klein u përjashtua nga shfaqja kryesore për shkak, tha EBU, për një incident që përfshinte një anëtare femër të ekuipazhit të produksionit.
Policia jashtë arenës konfirmoi se kishte përdorur gaz piper ndaj protestuesve pro-palestinezë që kundërshtonin pjesëmarrjen e Izraelit në garë pas konfliktit në Gaza.
Përfundojnë performancat në natën finale të Eurovisionit, kush janë favoritët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.