Fituesi i Eurovizionit, Nemo theu trofeun vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues.

Në performancën e tij të fundit, këngëtari ra në dysheme dhe tundi me pasion mikrofonin prej xhami në ajër.

Por ndërsa Nemo tentoi të ngrihej përsëri, ai përplasi trofeun në skenë ndërsa përpiqej të balanconte veten për t’u ngritur.

24-vjeçari nga Zvicra, mori 365 pikë me juritë dhe 226 nga publiku me gjithsej 591 pikë me këngën “The Code”.

Përfaqësuesi i Zvicrës e thyen trofeun e Eurovizionit pak minuta pasi e fitoi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version