Ka qenë viti 2012 që kur Ledri Vula dhe Getoar Selimi pas një hatërmbetje mes njëri tjetrit nuk kishin folur më, ku edhe atë periudhë rrugët e tyre u ndanë me labelin BabaStars.

Por, tani kur kanë kaluar gjithë këto vite, gjërat duket se janë qetësuar.

Pas kaq shumë vitesh dyshja do të performojnë në “Zone Club” ditën e nesërme, më 3 janar.

Edhe 4 vite më parë, Ledri Vula në një intervistë të dhënë kishte thënë që me Getin flasin por që rrugët tashmë janë ndarë për të dy.

“Nuk është që nuk foli, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte qajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, kishte thënë Ledri.

Për herë të parë pas 12 vitesh, Geti dhe Ledri bashkë në një koncert / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version