Aktori i njohur i humorit shqiptar Agron Llakaj feston sot ditëlindjen e 65-të, por ndryshe nga vitet e tjera, dashuria e tij e shtrenjtë Kostandina nuk ndodhet pranë tij.

Në Instagramin e tij Agroni ka ndarë një video të disa viteve më parë në një festë familjare ku ai së bashku me bashkëshorten e ndjerë janë shfaqen të lumtur e buzëqeshur, e sigurisht edhe këtë ditë aktori I dashur I publikut shqiptar nuk mund të mos e hapte zemrën për Kostandinën.

“24 prill 2025… E dashur dhe e shtrenjtë Kostandina, unë sot 65 vjeç… por për herë të parë ditëlindja e kësaj moshe më duket si një numër i zbrazët. Sepse Ti nuk je këtu. Nuk je këtu që të qeshësh mes nesh si çdo herë, kur ndiznim atmosferën me të qeshura pa fund, nuk je Ti, që me dritën e syve të tu në tryezën e festës, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë. Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur.Por e kthej në një ditë falënderimi për Ty – për dashurinë që më dhe, për fëmijët, familjen dhe jetën që ndërtuam, për gjurmën që le në shpirtin tim. ….dhe unë vazhdoj të jem ende këtu, duke ecur ngadalë drejt mbrëmjes së jetës, me emrin tënd në çdo hap, me ty në çdo frymë. Përgjithmonë yti, Agroni”, ka shkruar aktori.

“Për herë të parë ditëlindja më duket e zbrazët”, Agron Llakaj prek me fjalët për bashkëshorten në 65 vjetorin e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version