Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru.
Matoshi tha se e ka mposhtur edhe tumorin e tretë.
Aktorja nga Gjilani zbuloi se është në gjendje të mirë shëndetësore pas operimit. Ajo është shfaqur e lumtur pranë fëmijëve të saj.
“Pasuria ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Adriana është nënë e katër fëmijëve nga martesa me ish-partnerin e saj, Albert Sylejmanin. /Reporteri.net/
Pasi mposhti tumorin për herë të tretë, Adriana Matoshi shfaqet e lumtur krah fëmijëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.