Moderatori Meriton Mjekqi në spektaklin e sontëm të Big Brother Vip Albania ka tronditur mbi rrëfimin për jetën e tij personale.

Mjekiqi mes lotësh ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe djalin 5 vjeçar, të cilin tha se nuk e ka parë një kohë të gjatë.

Meritoni zbuloi arsyen prekëse pse ai ndodhet në formatin e Big Brother dhe e cila lidhet me djalin e tij. Meritoni tha se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi dhe në Big Brother ka hyrë për të.

Ai tha se në rast se fiton çmimin e madh, gjysmën do ta ndajë për djalin dhe për fëmijët me autizëm, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai i kërkoi publikisht ish-bashkëshortes që të lënë anash problemet e kaluara dhe të jetë edhe ai i pranishëm në jetën e djalit.

Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër në jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”, tha Meritoni gjatë spektaklit. /Reporteri.net/

Meriton Mjekiqi mes lotësh rrëfen se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi: Në Big Brother kam hyrë për të

 

Pas rrëfimit tronditës, Meritoni i kërkon publikisht ish partneres ta lejojë ta takojë djalin: Dua të jem afër tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version