Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident mbrëmë në një diskotekë në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij. Incidenti duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.

Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.

Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Medi Iseni që para pak çasteve ka publikuar një video në rrjetin e tij social në ‘Instagram’, ku shihen disa persona duke e goditur pamëshirë atë.

Pamje të rënda: Medi Iseni publikon videon kur rrihet brutalisht nga Noizy me shokë në Pejë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version