Ben Affleck u shfaq në humor teksa doli nga një avion privat me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, vetëm disa orë para se Jennifer Lopez të bënte kërkesë për divorc. Të martën, ish-çifti zbarkoi në Los Angeles pasi lanë vajzën e tyre, Violet, në Universitetin Yale, shkruajnë mediat e huaja.

Aktori është fotografuar pa unazën e martesës dhe i veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza teksa po zbriste shkallët e avionit duke buzëqeshur. Garner e ndoqi pak pas, e veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona jeshile me një çantë shpine mbi supe.

Dy aktorëve iu bashkua vajza e tyre 15-vjeçare, Serafina, e cila kishte veshur një xhup. Më pas familja hipi në BMW-në e zezë të Affleck-ut dhe u largua.

Disa orë pas realizimit të këtyre fotove, Lopez bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar, duke përmendur 26 prillin si datën e ndarjes. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, këngëtarja pretendoi se të dy nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore dhe i kërkoi gjykatësit të hiqte dorë nga mbështetja bashkëshortore.

Pak orë para se Jennifer Lopez të kërkonte divorcin, Ben Affleck ishte me ish-gruan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version