Anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit kanë një “detyrë shtëpie” për të bërë!
Akademia e Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) ka njoftuar rregullat dhe udhëzimet e fushatës për ndarjen e 98-të të Çmimeve Oscar, e cila do të mbahet më 15 mars 2026. Një nga ndryshimet kryesore është se anëtarët tani duhet të shikojnë të gjithë filmat e nominuar në secilën kategori për të pasur të drejtë të votojnë në raundin përfundimtar. Megjithatë, Akademia nuk ka bërë të ditur se si do ta zbatojë këtë rregull dhe si do të sigurohet që të gjithë anëtarët i kanë parë filmat e nominuar.
Një tjetër ndryshim është se të gjithë të nominuarit do të përfshihen me emër në fletën përfundimtare të votimit. Më parë, vetëm filmat përmendeshin në disa kategori, por jo emrat e individëve të nominuar.
Gjithashtu, Oscars vitin tjetër do të prezantojë një kategori të re: Çmimi i Akademisë për Arritje në (Casting), edhe pse ende nuk dihet nëse ky çmim do të jepet gjatë shfaqjes kryesore të ndarjes së çmimeve apo gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve të Guvernatorëve.
Oscars ndryshon rregullat, votuesit duhet t’i shohin të gjithë filmat një për një / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.