Këngëtari Blerin Lajçi, i njohur si Blerando është gjobitur së fundmi nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një video të publikuar në rrjete sociale.
Artisti kosovar madje ka thënë se “duhet me më dënuar, duhet”.
Tutje në videon e publikuar ai ka këshilluar shoferët që më mirë të vonohen, se sa të shpejtojnë.
“Kujdes në trafik, më mirë vonë se sa hiç”, shkruan artisti kosovar./Reporteri.net/
Nuk respektoi rregullat në trafik, Policia dënon Blerandon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.