Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emocionuar gjatë performancës së këngës “For You” që e ka me këngëtarin që vdiq mbrëmë, Liam Payne.

Performanca është e koncertit në Japoni. Në një moment, Rita shihet duke u kërkuar fansave që ta këndojnë këngën, duke thënë se “nuk mund ta këndoj këtë tani”, shkruan Reporteri.net.

Ajo edhe mbulon fytyrën në një moment.

Gjatë performancës, një fotografi e Liamit dhe Ritës u shfaq në ekranin e madh pas saj.

“Nuk mund ta këndoj këtë tani”, Rita Ora emocionohet teksa këndon këngën që ka me Liam Payne, shfaq foton me të / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version