Reperi i njohur shqiptar, Noizy ditën e sotme është dorëzuar në stacionin policor në Pejë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sapo është dorëzuar në polici, pasi të intervistohet i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tha Nikçi.
Reperi shqiptar dyshohet për përfshirje në rrahjen nga TikTok-erit, Medi Iseni verën e këtij viti.
Natën kur dhe kishte ndodhur sulmi ai ishte arratisur nga Peja drejtë Shqipërisë, për t’u arrestuar më pas nga policia shqiptare atje, e që pas dy javësh qëndrimi në paraburgim, ishte liruar.
/Reporteri.net/
Noizy vetëdorëzohet në polici në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48 orë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.