Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, nuk ka mundur të mbaj koncertin e tij të paralajmëruar në një klub të Ferizajit, pasi është shoqëruar në Polici.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

Artisti u ka kërkuar falje të gjithë atyre që e prisnin të performonte.

Noizy dyshohet se u përfshi në një rrahje që ndodhi në një diskotekë në Pejë, në orët e para të së mërkurës.

 

Noizy shoqërohet në Polici / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version