Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur si Noizy i cili dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë dy ditë më parë janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës, ka arritur të përformoi mbrëmë në një lokal në Prishtinë edhe pse ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Noizy arriti që mbrëmë të këndojë në diskotekën “Venom” në Prishtinë.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar video ku shihet se Noizy ka performuar mbrëmë në diskotekën “Venom” në Prishtinë edhe pse kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale kishte bërë një njoftim ku deklaronte se reperi s’do të marrë pjesë për arsye ligjore.

 

Në njoftimin e saj diskoteka mbrëmë kishte shkruar: “Noizy nuk mundet të vij sonte në Venom për arsuye ligjore, shihemi hera tjera, koncerti sot anulohet”.

Se Noizy është në kërkim nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se reperi shqiptar nuk është paraqitur në stacionin policor përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij, andaj i ka bërë  atij dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.

Nikqi ka thënë se të gjithë qytetarët që janë në dijeni të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit (Noizy) dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Kujtojmë se Noizy ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rrahje. Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se në momentin që kishte shpërthyer përleshja, sigurimi e kishte shoqëruar jashtë dhe se nuk e kishte goditur për asnjë çast personazhin e tik-tokut.

“Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qen aty në atë moment”, ka shkruar ndër të tjera reperi Noizy.

 

Noizy sfidon Policinë e Kosovës, përformoi mbrëmë në Prishtinë ndonëse ndodhet në kërkim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version