Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy, ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert më 21 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ai thotë se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit.

“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai.

“Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”.

Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë duke ofruar garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Nga ana tjetër, DJ i tij Crax po vazhdon akoma të jetë në paraburgim.

 

Noizy: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version